
Të enjten pritet të jetë seanca përmbyllëse e Kuvendit për këtë sesion parlamentar për t’u rikthyer më pas në shtator kur përfundojnë edhe pushimet verore.
Megjithatë, grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë të një mocioni me debat me argumentin se protestat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shqetësimet e tyre mbi transparencën e qeverisë kërkojnë debat të menjëhershëm në parlament.
Në kërkesën e dorëzuar theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare. Versus.al

