POLITIKË /

Ish-luftëtari i UÇK-së paraqiti 5 kërkesat politike, Rama sulmon Dritan Goxhajn: Kur t’i bijnë pendët false flamingove, do kemi dy fitues

Në videon e publikuar shfaqet aktivisti dhe ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, i cili mban fjalën përpara protestuesve dhe lexon deklaratën e protestës me kërkesat për ndryshime politike dhe krijimin e një sistemi të ri qeverisës.

Shkruar nga Versus

Ish-luftëtari i UÇK-së paraqiti 5 kërkesat politike, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestës që po zhvillohet prej 23 ditësh, duke shpërndarë në rrjetet sociale një video nga tubimi i sotëm dhe duke e shoqëruar me komente kritike.

Në videon e publikuar shfaqet aktivisti dhe ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, i cili mban fjalën përpara protestuesve dhe lexon deklaratën e protestës me kërkesat për ndryshime politike dhe krijimin e një sistemi të ri qeverisës.

"Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian", shkruan Rama.

Poll