Ish-kryetarja e Kuvendit, deputetja socialiste, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, ka komentuar situatën e krijuar pas protestave ku mijëra qytetarë prej 22 ditësh kërkojnë një “Shqipëri të re”.
Spiropali shkruan se "Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe"
“Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.
Sipas saj, ndryshimi duhet të vijë përmes një procesi të brendshëm rigjallërimi politik dhe vetëpërmirësimi institucional, në mënyrë që vendi të ecë drejt standardeve më të larta demokratike dhe europiane.
Postimi I plote
Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.????????
Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.

