
Duke iu referuar sërish algoritmeve ku edhe e pati fokusin gjatë gjithë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se këto algoritme kishin bërë që edhe të huaj të tjerë të cilët i quajti “mercenarë digjitalë” t’i bashkoheshin protestës.
Ai tha se këto persona janë të sponsorizuar nga burime të ndryshme.
“Vijnë mercenarë digjitalë edhe nga vende që ti nuk e mendon se ishte shënjestër e tyre për arsye nga më të ndryshme. Të sponsorizuar nga shteti, të identifikuar ata që vijnë nga Irani. Të tjerët kanë lloj lloj sponsorash. Ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre në kuptimin që të intimidohemi, të kompleksohemi apo të spërdridhemi”- tha Rama. Versus.al

