Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidentit të grisjes së flamurit të Izraelit, duke e cilësuar këtë veprim si një akt kriminal dhe duke kërkuar ndëshkimin e autorit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e konsideroi ngjarjen një akt ekstremist dhe antisemit, që sipas tij bie ndesh me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit.

