POLITIKË /

VIDEO/ Rama ironizon postimet e influencerëve për protestat

Në videon e publikuar në Facebook, Rama ka përfshirë disa personazhe të njohur të rrjeteve sociale, mes tyre Dea Mishel dhe Rezarta Hoxha, duke komentuar në mënyrë ironike qëndrimet e tyre për protestat

Shkruar nga Versus

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon disa postime të influencerëve lidhur me protestat që po zhvillohen prej 22 ditësh në vend dhe që kërkojnë dorëheqjen e tij nga detyra.

Në videon e publikuar në Facebook, Rama ka përfshirë disa personazhe të njohur të rrjeteve sociale, mes tyre Dea Mishel dhe Rezarta Hoxha, duke komentuar në mënyrë ironike qëndrimet e tyre për protestat.

Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një tekst ku shkruan: “PAK RELAKS me ‘Shqipërinë e re’ të llajkefollouve të gunës. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës”.

Poll