Jehona e operacioneve të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake që sinalizuan mashtrimin me call center të qindra shtetasve austriakë, vijon të ndihet në Tiranë pasi së fundmi u finalizua edhe operaiconi End Point.
Këtë herë, veprimtaria me call center raportohet se drejtohej nga Flladi Malaj i cili njihet si biznesmen në kryeqytet. Në pranga për operacionin ranë Marjo Kolli dhe Bjorn Kareco, të dy me histori të mëparshme në industrinë e mashtrimit.
Kolli e Kareco rezultojnë të jenë arrestuar më 22 shtator të vitit 2023 kur u zhvillua edhe operacioni “Momentum”. Por nuk dihet ende në cilat rrethana u liruan vetëm për të përsëritur më pas të njëjtën vepër penale të mashtrimit kompjuterik.
Megjithatë duhet theksuar se të dy administratorët janë mbulesa fiktive të përfshirjes së Malajt në këtë veprimtari të paligjshme. Lidhur me këtë të fundit, Versus.al disponon informacione për çështje që lidhen me pastrim parash në sektorin e ndërtimit në Shëngjin dhe zona të tjera të mbrojtura. Versus.al


