AKTUALITET /

"S'kam lidhje me krimin", i dyshuar si bashkëpunëtor në vr*sjen e çiftit Mujeci, lihet në burg 40 vjeçari

Shkruar nga Versus

"S'kam lidhje me krimin", i dyshuar si bashkëpunëtor

Lezhë- Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 40-vjeçarin Besnik Koldreu, i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren të Lezhës.

Gjatë seancës, Koldreu mohoi përfshirjen në krim, duke deklaruar se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe se nuk kishte dijeni për automjetin që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit, i cili u gjet i fshehur pranë banesës së prindërve të tij në zonën e Torovicës.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

40 vjeçari u arrestua më 17 qershor në Ulqin nga autoritetet malazeze, pas shpalljes në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Ndërkohë, tre personat e tjerë të dyshuar si autorë të ekzekutimit të çiftit Mujeci, Renato Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Adriano Mhillaj, vijojnë të jenë në arrati. Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u vranë më 26 prill në aksin rrugor Balldre–Torovicë, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e hakmarrjes. Versus.al

Poll