Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa është arrestuar në Dubai nga ku pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Arrestimi i tij vjen 6 ditë pas ekstradimit të 6 personave të tjerë nga Dubai mes të cilëve vëllai i tij Aleks Pepa dhe Ilir Lazri të cilët lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin grup kriminal.
Pepa i cili njihej si biznesmen, u përfol shumë në media në gusht të 2024-ës kur ish-bashkëshortja e tij Mariela Berisha dhe motra e saj Antonela Berisha dhunuan blogeren Klea Prenga me të cilën dyshonin se Pepa kishte lidhje dashurie.
Ndërsa në prill të këtij viti SPAK goditi grupin e biznesmenit që dyshohej se kishte transportuar tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Evropë. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë 12 milionë euro që dyshohet se u ngrit falë veprimtarive kriminale. Versus.al

