Detaje të reja janë zbuluar nga dosja në ngarkim të grupeve kriminale që merreshin me trafik ndërkombëtar droge me “kumbar” Shpëtim alias Salvatore Aliun i cili ishte kreu i këtij aktiviteti kriminal dhe furnizonte me drogë të gjitha grupet e tjera të njohura më herët për mediat. Emri i Salvatore Aliut nuk ishte bërë asnjëherë publik, ndërsa bisedat e zbardhura në SkyEcc tregojnë sesi ai kryente furnizimin me drogë të karteleve shqiptare të cilat më pas e transportonin e shpërndanin nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Në bisedat e zhvilluara më 7 qershor të vitit 2020 mes nipit të tij Oklid Aliu alias El Ouejdi i njohur si "Kiçi i Elbasanit" dhe një personi të paidentifikuar, komentohet për kapjen e një ngarkese me kokainë të ndodhur më 6 qershor në Roterdam të Holandës. Bashkëbiseduesit flasin me njëri-tjetrin duke bërë me dije se në operacion për goditjen e ngarkesave me kokainë ishte përfshirë dhe DEA Amerikane dhe se duhej të mos flisnin me askënd lidhur me këtë çështje.
“E pe kët? Ok la mos fol me njeri për kët punë që jam kap se paska hy edhe DEA. Kam lidh të dyja punët, keq situata, Amerika, edhe këtu edhe atje. Mos fol me njerëz, duhet me e mohu, s’është e jona”- ka shkruar Oklid El Ouejdi.
Ndërsa më pas komentohet edhe një tjetër ngarkesë e kapur në Holandë brenda të njëjtës ditë. Nga konteksi i bisedës mësohet se i hetuari Salvatore Aliu, u kërkon disa personave, që nga konteksi rezulton të jenë pjesë e grupit kriminal që drejton Slavatore Aliu, një ndër të cilët nipi i tij, i hetuari Oklid ElQuejdi, të paguajnë dëmin financiar e shkaktuar nga kapja e lëndës narkotike.
“Lene mos e pyt, po tani çfarë me bë? Me vra veten. Dy pun me ik brenda ditës. Po ça ti bësh, kur s’do s’do. 5.2 duhet të japim”- thuhet mes të tjerash në bisedë. Versus.al

