MAGAZINË /

Botërori 2026/ Garë e egër për 'Këpucën e Artë', Messi 'kërcënohet' nga Mbappe dhe Halaand!

Në krye të renditjes ndodhet Lionel Messi me 5 gola të realizuar, duke treguar se edhe në këtë Botëror vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të skenës futbollistike.

Shkruar nga Versus

Botërori 2026/ Garë e egër për 'Këpucën e

Botërori 2026 po dhuron emocione të shumta, ndërsa një nga garat më të ndjekura të turneut mbetet ajo për “Këpucën e Artë”, trofeun që i akordohet golashënuesit më të mirë të kompeticionit.

Në krye të renditjes ndodhet Lionel Messi me 5 gola të realizuar, duke treguar se edhe në këtë Botëror vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të skenës futbollistike.

Pas yllit argjentinas renditen Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, të dy me nga 4 gola. Mbappé vijon të spikasë me shpejtësinë dhe efikasitetin e tij para portës, ndërsa Haaland po konfirmon reputacionin si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të futbollit modern.

Ndërkohë, vëmendje të veçantë tërheq fakti që Cristiano Ronaldo ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në këtë edicion të Kupës së Botës. Megjithatë, eksperienca dhe cilësitë e portugezit bëjnë që ai të mos përjashtohet nga surprizat e mundshme në fazat në vijim.

Në garë mbetet edhe Harry Kane, fituesi i “Këpucës së Artë” në Botërorin 2018, i cili e nisi turneun aktual me një dopietë ndaj Kroacisë.

Me ndeshjet vendimtare ende për t’u zhvilluar, beteja për titullin e golashënuesit më të mirë pritet të mbetet një nga historitë më interesante të Botërorit 2026.Versus.al

Poll