AKTUALITET /

“Sterilizimi”, Beqaj paraqitet në gjyq jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake

Përfaqësuesit e akuzës kërkuan kohë për të analizuar dhe përgatitur qëndrimin e tyre lidhur me pretendimet e ngritura nga mbrojtja, çka solli shtyrjen e procesit

Shkruar nga Versus

“Sterilizimi”, Beqaj  paraqitet në gjyq jashtë kafazit!

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë shtesë për të përgatitur kundërshtimet e tyre ndaj kërkesave paraprake të mbrojtjes.

Në këtë seancë, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit në sallën e gjyqit jashtë “kafazit të sigurisë”, ndërsa pritej që gjykimi të vijonte me shqyrtimin e kërkesave paraprake të paraqitura nga avokatët e tij.

Megjithatë, përfaqësuesit e akuzës kërkuan kohë për të analizuar dhe përgatitur qëndrimin e tyre lidhur me pretendimet e ngritura nga mbrojtja, çka solli shtyrjen e procesit.

Gjykata pritet të caktojë një datë të re për vijimin e shqyrtimit të kërkesave paraprake.Versus.al

Poll