BOTA /

Zjarr i madh në Prishtinë, flakët përfshijnë godinën, plagosen 5 zjarrfikës dhe një fëmijë 5-vjeçar

Shkruar nga Versus

Zjarr i madh në Prishtinë, flakët përfshijnë

Një zjarr masiv përfshiu sot ndërtesën pranë parkut të Prishtinës. Si pasojë e flakëve kanë mbëtur të plagosur 2 qytetarë dhe 5 zjarrfikës. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë 5 vjeçar.

Tanimë zjarri është drejt shuarjes, ndërsa të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e hershme të mëngjesit ka nisur zjarri. Rastin e kemi pranuar në ora 07:28 në mëngjes. Menjëherë të gjitha ekipet që kanë qenë në detyrë, po edhe ekipe të tjera janë angazhuar. Pra për momentin e kemi këtu, prej fillimit ë brigadën profesionale të zjarrfikësve, policinë e kryeqytetit, ekipet e emergjencës mjekësore, të drejtorisë për siguri dhe emergjenca dhe deri tani, pra sa po flasim, është ora 12:45, që 5 orë jemi këtu dhe për këtë moment është ngjarja e lokalizuar. Kemi të lënduar dy qytetarë të cilët kanë qëlluar në ndërtesë, në banesën e tyre. Njëri prej tyre është fëmijë 5-vjeçar, i cili është në emergjencë. Dhe gjatë intervenimeve janë edhe pesë zjarrfikës të cilët kanë kërkuar ndihmë, mirëpo nuk janë lëndime të them të mëdha, po janë lëndime profesionale gjatë kryerjes së punës së tyre dhe ata të gjithë janë trajtuar nga ekipet e emergjencës që janë në vendin e ngjarjes dhe vazhdojmë ende me punën”, tha Fushtica.

Ende nuk është identifikuar shkaku i rënies së zjarrit, teksa prej orësh tashmë të gjithë banorët janë evakuuar. Versus.al

Poll