BOTA /

VIDEO/ “Plas” grushti në parlamentin gjeorgjian, mazhoranca dhe opozita përleshen mes tyre

Sipas raportimeve, ngjarja ka nisur pas kritikave të deputetit të opozitës Giorgi Sharashidze ndaj kryeministrit Irakli Kobakhidze, lidhur me qëndrimet e tij gjatë vizitës së presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Plas” grushti në parlamentin gjeorgjian, mazhoranca dhe

Një incident i rëndë është regjistruar në parlamentin e Gjeorgjia, ku deputetë të mazhorancës dhe opozitës janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë një seance plenare.

Sipas raportimeve, ngjarja ka nisur pas kritikave të deputetit të opozitës Giorgi Sharashidze ndaj kryeministrit Irakli Kobakhidze, lidhur me qëndrimet e tij gjatë vizitës së presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Debati verbal mes palëve ka eskaluar shpejt në përplasje fizike, ku deputetët janë parë duke u shtyrë dhe goditur në sallën e seancave plenare. Në vendngjarje ka ndërhyrë sigurimi parlamentar për të ndarë ligjvënësit dhe për të normalizuar situatën.

Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të punimeve të parlamentit dhe ka rihapur debatin mbi klimën e tensionuar politike në vend.Versus.al

 

Poll