BOTA /

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Kosova drejt formimit të qeverisë së re

Vetëvendosja e Albin Kurtit siguroi plot 53 mandate në Kuvend.

Shkruar nga Versus

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Kosova drejt formimit të

Kosovë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duke hapur rrugën për certifikimin zyrtar dhe nisjen e procesit për formimin e institucioneve të reja. Rezultatet u bënë publike të shtunën në një mbledhje të KQZ-së në Prishtinë, ndërsa certifikimi pritet të bëhet të hënën, pas përfundimit të afatit 48-orësh për ankesat, sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka fituar 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 19.44% të votave dhe 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.74% dhe 7 ulëse.

Pas certifikimit të rezultateve, pritet të nisë konstituimi i Kuvendit të ri dhe më pas formimi i Qeverisë së re, duke mbyllur periudhën e gjatë të pasigurisë politike në vend. Versus.al

Poll