AKTUALITET /

Bllokohet furgoni me mish, djath e vezë nga Shqipëria drejt Maltës, autoritetet: Të pasigurta, do t’i asgjësojmë

Produktet ishin transportuar në temperatura të papërshtatshme.

Shkruar nga Versus

Bllokohet furgoni me mish, djath e vezë nga Shqipëria drejt

Autoritetet malteze për Sigurinë Ushqimore kanë sekuestruar e një ngarkese me produkte ushqimore të ardhura nga Shqipëria, pasi gjatë kontrollit u konstatuan shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.

Përgjatë inspektimit u konstatuan probleme në një sërë produktesh, përfshirë mish, kos, djathë, vezë, vaj ulliri, ushqime të paketuara, pije freskuese, fasule, alkool, kripë dhe lëngje. Një pjesë e produkteve ishin transportuar në temperatura të papërshtatshme, ndërsa të tjera nuk kishin etiketimin dhe dokumentacionin e nevojshëm për gjurmueshmërinë e tyre.

Për këtë arsye, e gjithë ngarkesa u vulos menjëherë dhe do të asgjësohet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të industrisë vendase ushqimore. Versus.al

 

 

 

Poll