AKTUALITET /

"Nuk stepemi", Lamallari: Mund të shpallim edhe persona të tjerë non-grata

Shkruar nga Versus

"Nuk stepemi", Lamallari: Mund të shpallim edhe persona të

Pas shpalljes non-grata të Ikballe Hudutit për 15 vite, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka bërë me dije se mund të ketë persona të tjerë të shpallur non-grata në Shqipëri. Sipas tij, nëse provohet se ndonjëri prej personave të përfshirë në krime të rënda apo mashtrime merr pjesë në protestë, atëherë autoritetet do të veprojnë.

“Çdo javë, unë kam në tryezën time me dhjetëra kërkesa që vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo është një punë dinamike që vijon ditë pas dite. Dhe nëse qëllon që këta persona të jenë qoftë të përfshirë në krim të organizuar, në krime të rënda, në mashtrime, në shantazhe që u bëhen qytetarëve shqiptarë. Ndonëse qëllon që këta persona marrin pjesë, krahas aktivitetit të tyre të përditshëm, sigurisht thashë të rrezikshëm, marrin pjesë edhe në protestë, kjo nuk do të thotë që ne do të stepemi. Detyra jonë është të bëjmë zbatimin pikë për pikë të ligjit, sepse në fund të ditës, pa dallim të nuancave apo të situatave të ndryshme politike, Policia e Shtetit duhet të jetë në krye të detyrës dhe të mbrojë qytetarët shqiptarë. Dhe, pa u stepur as nga presioni publik që mund të krijohet edhe nga gjykimet e ndryshme që mund të vijnë. Por, patjetër kjo është detyra ime, kjo është detyra e qeverisë shqiptare, për këtë jemi besuar dhe mbi të gjitha prevalon interesi publik”- tha Lamallari në Euroneës.

Këto masa të autoriteteve shqiptare vijnë vetëm pas protestave masive që po organizohen në vend prej rreth 1 muaji tanimë. Më herët nuk ka patur masa të tilla të marra nga qeveria shqiptare përveç ndalimit të hyrjes në Shqipëri të anëtarëve të grupit Wanger që kishin lidhje me qeverinë ruse. Versus.al

Poll