
Gjykata e Lartë shpalli sot thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës së Lartë.
Kjo pasi në datën 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga të cilët një anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, një anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe një anëtar nga Gjykata e Lartë.
Brenda datës 13 korrik 2026 gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Versus.al

