AKTUALITET /

Ushtroi presion ndaj zyrtares, përjashtohet nga policia ish-drejtori i bluve në Shkodër

Më herët ai ishte shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta në luftën ndaj kultivimit të drogës.

Shkruar nga Versus
Ushtroi presion ndaj zyrtares, përjashtohet nga policia ish-drejtori i
Gentian Berberi

Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit pak ditë pasi ishte pezulluar për shkak se po zhvillohej një hetim disiplinor.

Pasi shkarkimit nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës.

Hetimet e AMP kanë zbuluar se Berberi ishte paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me detyrën e re që i ishte caktuar. Pas raportimit të ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi procedurat për hetim disiplinor. Ndërkohë, vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit. Versus.al

Poll