AKTUALITET /

"Merrni hak për atë që na bënë neve", qytetari thirrje të rinjve: Tërheqja nga protesta do ishte vetëvr*sje

Sot protesta hyn në ditën e 28-të radhazi të rezistencës.

Shkruar nga Versus

"Merrni hak për atë që na bënë neve",

Ndërkohë që njerëzit vijonin të grumbulloheshin për protestën e sotme para qeverisë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, njëri prej qytetarëve foli për mediat duke shprehur revoltën e tij ndaj sistemit të krijuar nga dy partitë kryesore politike.

Ai tha se nuk ka patur kurrë dallime mes këtyre dy partive dhe se e gjitha ishte bërë për të mashtruar popullin me pretendimin e rënies së komunizmit. Ndërsa shtoi se tërheqja nga protesta do të ishte një “vetëvrasje”.

“Këta gatuan një brum që ishte i ngrënshëm për 5% dhe shumë i hidhur për pjesën tjetër të shqiptarëve. Unë mendoj se kjo protestë do të krijojë një brum që do jetë i ngrënshëm për 90% të shqiptarëve. Atë që nuk bëmë dot ne 30 vite më parë se na gënjyen, duhet ta bëjnë këta të rinj. Duhet të marrin hak për atë që na bënë neve. Edhe këta të rinj nuk duhet të tërhiqen kurrë, tërheqja nga kjo protestë është vetëvrasje. Ai duhet të bjerë dhe do të bjerë se nuk ka çfarë bën më. Kur një popull nuk të do, njeriu duhet të tërhiqet”- tha qytetari. Versus.al

Poll