AKTUALITET /

Filmuan video me përmbajtje sek*uale me djalin 2 vjeç dhe e postuan në TikTok, arrestohet çifti në Lushnjë

Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale dhe ndikimi nga veprimtari të ndryshme që shfaqen aty, duket se po ndikon shumë për keq në shoqërinë shqiptare.

Shkruar nga Versus

Filmuan video me përmbajtje sek*uale me djalin 2 vjeç dhe e postuan

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Lushnjë, ku mësohet se një çift i ri bashkëshortësh ka regjistruar video me përmbajtje seksuale ku shfaqej djali i tyre 2 vjeçar dhe më pas e kanë publikuar në rrjetin social TikTok.

Për rrjedhojë, policia ka ndërhyrë duke ndaluar dhe shoqëruar në polici prindërit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe të cilët akuzohen se kanë regjistruar video të turpshme dhe më pas i kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: