AKTUALITET /

Flakët që nisën nga Big Market dhe shkrumbuan kompleksin ‘Arlis’, apartamentet do të rindërtohen nga ndërtuesi, orenditë nga Bashkia

Shkruar nga Versus

Flakët që nisën nga Big Market dhe shkrumbuan kompleksin

Pas shkrimit të Versus.al që u përllogaritën dëmet se sa milionë euro të shqiptarëve u kthyen në hi sa hap e mbyll sytë për shkak të shkrumbimit të 30 apartamenteve në kompleksin Arlis dhe pas thirrjes për apel kanë reaguar dhe institucionet përkatëse.

Apartamentet që u dogjën në kompleksin pranë QSUT do të rindërtohen nga kompania e ndërtimit, ndërsa orenditë shtëpiake do të dëmshpërblehen nga Bashkia e Tiranës.

Drejtuesit e saj thonë se është ngritur një grup pune, por pritet akt-ekspertiza për të përcaktuar nëse ngjarja do të cilësohet si fatkeqësi natyrore.

“Po presim akt-ekspertizën. Ne kemi fond për dëmshpërblimin e orendive dhe, nëse është e nevojshme, mund të kërkojmë shtesë.”, shprehet Dritan Dango, drejtor i Emergjencave Civile dhe Komunikimit me Publikun.

Drejtori Dango tha se janë marrë masa që në momentin e njoftimit të zjarrit për evakuimin e banorëve.

“Ne përgatitëm qendrat sociale dhe banesat sociale, por më pas është në dëshirën e qytetarëve”, shtoi ai.

Banorët, të cilët deri më tani kanë gjetur zgjidhje individuale për strehim, janë në pritje të zgjidhjeve konkrete nga autoritetet./Versus.al

 

Poll