Një shqiptar ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në flotën më të fuqishme ushtarake në botë. Alban Dervishi është emëruar komandant i USS Pearl Harbor, një nga anijet luftarake të marinës së SHBA-ve që operon në Oqeanin Paqësor.
“Të bëhesh komandant i USS Pearl Harbor është një nder dhe privilegj. Kjo detyrë lidhet drejtpërdrejt me shërbimin ndaj vendit tonë dhe përgjegjësinë ndaj qindra marinarëve që shërbejnë në këtë anije,” u shpreh Dervishi në deklaratën e tij.
Karriera e tij në marinën amerikane nisi herët, në moshën 18-vjeçare, dhe progresi i tij ka qenë i vazhdueshëm dhe i dalluar.
Emërimi i Dervishit është përshëndetur edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila shkroi në një postim në Facebook:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar.”
Ky është një tjetër shembull frymëzues i suksesit të shqiptarëve jashtë vendit dhe një vlerësim i madh për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. /Versus.al







