AKTUALITET /

Flotilja me ndihma për Gazën u ndalua nga Izraeli, lirohen aktivistët e arrestuar, mes tyre dhe shqiptari Baki Goxhaj

Izraeli ka deportuar të gjithë aktivistët e huaj që ndodheshin në bordin e flotiljes humanitare për Gazën, mes të cilëve dhe shqiptarin Baki Goxhaj

Shkruar nga Versus

Flotilja me ndihma për Gazën u ndalua nga Izraeli, lirohen

Aktivistët e arrestuar nga Izraeli, pas ndalimit të anijeve me ndihma të nisura drejt Gazës, janë liruar.

Lajmi vjen një ditë pasi bëri jehonë video e qarkulluar në rrjet, ku ata u shfaqën me sy të lidhur dhe të gjunjëzuar, çka solli reagime të ashpra në qarqet ndërkombëtare.

Izraeli ka deportuar të gjithë aktivistët e huaj që ndodheshin në bordin e flotiljes humanitare për Gazën, mes të cilëve dhe shqiptarin Baki Goxhaj.

Sipas autoriteteve izraelite, rreth 430 anëtarë të Flotiljes Globale “Sumud”, e përbërë nga afro 50 anije, u ndaluan pranë Qipros të hënën dhe më pas u transferuan me forcë në Izrael. Aktivistët u mbajtën në burgun Ketchiyot, në jug të vendit, ndërsa mbrojtja ligjore për ta u sigurua nga grupi izraelit i të drejtave të njeriut Adalah.Pjesëe  flotijës ishte ehe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, deklaroi se “ata të gjithë janë deportuar”, pa dhënë detaje nëse aktivistët dolën apo jo para gjykatës.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Adalah, Moatasem Zeidan, tha për Agence France-Presse se në fund aktivistët nuk u paraqitën para një gjyqtari, megjithëse fillimisht ishte planifikuar një procedurë gjyqësore për deportimin e tyre.

Sipas të njëjtit burim, aktivistët u transportuan drejt aeroportit Ramon, pranë Eilatit në jug të Izraelit, prej nga u nisën drejt vendeve të tyre. Aktivistët egjiptianë dhe jordanezë u kthyen përmes pikave kufitare të Tabës dhe Akabës.

Poll