
Në prag të Krishtlindjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është shënuar një fluks i shtuar i shqiptarëve që kthehen në atdhe për të festuar me familjarët e tyre.
Në hyrje po punohet me tre sportele dhe në dalje me dy të tillë ndërsa dy sportele të posaçme janë vënë në funksion për autobusët. Për mjetet me targa greke ka nisur regjistrimi me procedurë të përshpejtuar.
Nga data 19 deri në 23 dhjetor, në Kapshticë kanë hyrë 24.141 shtetas dhe kanë dalë 11.844 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Versus.al

