AKTUALITET /

Fluks në Qafë Botë, pala greke punon vetëm me një sportel në hyrje dhe dalje

Shkruar nga Versus
Fluks në Qafë Botë, pala greke punon vetëm me një
Trafiku i mjeteve në Qafë Botë

Situata në pikën kufitare të Qafë Botës vijon të mbetet problematike në doganën greke. Radhët dhe vonesat vijojnë për shkak të mënyrës së organizimit të punës nga pala greke e cila punon me vetëm një sportel në hyrje dhe dalje duke sjellë trafik të rënduar të udhëtarëve në të dy krahët e kufirit.

Në fillim të javës pritet zëvendësimi i personelit dhe marrja e masave për lehtësimin e qarkullimit në këtë pikë kufitare, ndërsa fluksi pritet të rritet në ditët në vijim për shkak të kulmimit të sezonit veror. Versus.al

Poll