AKTUALITET /

FOTO/ Aksident në Vlorë, makina përplas të miturën! Dërgohet me urgjencë në spital

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprimet e mëtejshme të policisë.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Aksident në Vlorë, makina përplas të miturën!
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare, pranë rrotës panoramike ku një automjet tip ‘Mercedez Benz’ ka përplasur një vajzë të mitur.

E mitura është transportuar menjëherë në spital pasi mori ndihmën e parë. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Versus.al

Poll