
Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, pranë një servisi makinash.
Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Ivzin Gucia ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur 45-vjeçarin Genc Hoxha, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e plotë të përgjegjësve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Versus.al

