Strukturat e policisë në hetimin e krimit kibernetik kanë paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e disa mesazheve që u dërgohen në aplikacionin “Ëhatsapp”.
Mësohet se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi, ku qytetarët orientohen për të klikuar në linqe të ndryshme me gënjeshtrën se do të përfitojnë shpërblime të caktuara.
Sipas policisë, këto mesazhe kanë si qëllim marrjen e profileve tuaja në rrjetet sociale apo të dhënave që mund të keni në telefonin tuaj.
“Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar Ëhatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve”- thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërsa të gjithëve atyre qytetarëve të cilët kanë rënë pre e këtij mashtrimi, u bëhet thirrje që të paraqiten në zyrat e policisë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët. Versus.al









