AKTUALITET /

FOTOLAJM/ Në radhë me pensionistët, aktori i njohur Bujar Asqeriu pret të marrë abonenë

Shkruar nga Versus
FOTOLAJM/ Në radhë me pensionistët, aktori i njohur Bujar Asqeriu
Bujar Asqeriu dhe pensionistët në radhë për të marrë abone

Një foto e aktorit të mirënjohur Bujar Asqeriu teksa merr abone është bërë virale në rrjet. Asqeriu është fotografuar ditën e djeshme duke pritur në radhë për të marrë abonenë e pensionistit pranë një kioske të bashkisë së Tiranës.

Pavarësisht se është një ndër aktorët më të respektuar të plejadës së tij dhe ka patur një karrierë të shkëlqyer, Bujar Asqeriu ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të thjeshtë e modest ndaj jetës dhe njerëzve.

Sukseset e tij nuk e kanë penguar asnjëherë të fshehë natyrën e tij të sinqertë, gjë që shumë pak vërehet mes njerëzve të famshëm të ditëve të sotme. Versus.al

Poll