
Kanë mbërritur në Shqipëri tre pajisjet për riparimin e defektit të ujësjellësit të Vlorës.
Tre pajisjet u blenë në Stamboll, pas disa orësh mbërritën me urgjencë me një avion të kompanisë “Air Albania”. Pas mbërritjes në Rinas, pajisjet janë dërguar me kamion drejt Vlorës, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Vesus.al shoqërohen nga një eskontë me makinë policie për të shmangur vonesat gjatë rrugës.
Prej katër ditësh, banorët e Vlorës po vuajnë mungesën e ujit, gjë e cila solli protesta dhe përplasej me zyrtarët e Bashkisë Vlorë dhe ujësjellësit. /Versus.al
View this post on Instagram

