
Një konflikt ka ndodhur brenda një lokali në qytetin e Korçës.
Raportohet se një person është dëmtuar, policia vendore shoqëroi të dhunuarin i cili ishte në gjendje të dehur dhe pronarin e lokalit.
Uniformat blu po verifikojnë edhe personat e tjerë të përfshirë në sherr.
Dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në lagjen nr. 7 të qytetit.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.





