AKTUALITET /

Fqinji i dhunoi babain, 36 vjeçari në Fier hakmerret duke e plagosur me thikë

Policia ka arrestuar 36 vjeçarin dhe ka nisur hetimet për fqinjin që dyshohet se i dhunoi babain.

Shkruar nga Versus
Fqinji i dhunoi babain, 36 vjeçari në Fier hakmerret duke e plagosur
Komisariati i Fierit

Fier- Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia në Patos pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një 41 vjeçari.

M.G, 36 vjeç akuzohet se ka plagosur me thikë fqinjin e tij 41 vjeçar me inicialet Sh.Q në fshatin Verbas. Ky i fundit dyshohet se kishte dhunuar me grushte e sende të forta babain e 36 vjeçarit të arrestuar.

Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë edhe për fqinjin e plagosur. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Fierit. Versus.al

Poll