AKTUALITET /

Frikë për përplasje, policia bllokon zonën rreth stadiumit para ndeshjes Elbasani-Vllaznia

Ndeshjet e mëparshme mes këtyre 2 skuadrave janë karakterizuar nga përplasjet e shumta.

Shkruar nga Versus

Frikë për përplasje, policia bllokon zonën rreth stadiumit

Si rrallë herë, në planin e masave për garantimin e rëndit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes në Elbasan Arena, policia ka njoftuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve përreth stadiumit.

Duke qenë se mes dy skuadrave ka një historik të përplasjeve fizike, janë marrë masat që para nisjes së ndeshjes në orën 19:00, të garantohet siguria e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara.

“Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët e mitur nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor të shoqëruar me dokument identifikimi”- thuhet në njoftim.

Në dhjetor të vitit të kaluar dhe në shkurt të këtij viti mes dy ekipeve ka patur përplasje fizike të cilat janë përhapur edhe mes tifozëve. Versus.al

Poll