AKTUALITET /

''Furnizonte'' Anglinë me armë nga Shqipëria, SPAK merr dritën jeshile për ekstradimin e trafikantit

Shkruar nga Versus

''Furnizonte'' Anglinë me armë nga Shqipëria,

Alban Gjidiaj, një prej personave të kërkuar nga SPAK për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë, duket se do të ekstradohet në vendin tonë së shpejti. 

Gjykata e Westmister në Angli i ka dhënë dritë jeshile ekstradimit të Gjidiajt pas një bashkëpunimi juridik mes CPS, Prokurorisë Mbretërore Britanike dhe drejtorisë për marrëdhëniet me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, Tiranë.

Gjykatësi i çështjes tashmë e ka çuar vendimin e marrë sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme, e cila do të firmosë urdhrin final të ekstradimit. I akuzuari i cili ndodhet në Angli do të vijojë lirinë me kusht pas një garancie monetare prej 5 mijë sterlinash, monitorimin elektronik, përfshirë paraqitjen çdo të premte në rajonin policor Colindale.

''Furnizonte'' Anglinë me armë nga Shqipëria,
Armët e sekuestruara

Një vit më parë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët britanikë, lokalizuan në Londër të kërkuarin me një urdhër-arrest të lëshuar nga SPAK, Alban Gjidiajn. I riu dyshohet si pjesë e një grupi që merrej me trafikun e armëve të cilat u kapën në Portin e Durrësit me destinacion Anglinë. Versus.al

Poll