AKTUALITET /

Gardiania britanike dënohet me burg pasi kryen marrdhënie int*me me të burgosurin shqiptar brenda në qeli

Ish-gardianja britanike Rebecca Pinckard u dënua me 32 javë burg pasi u kap duke pasur marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar Erion Nakdi në HMP Highpoint. Akti u regjistrua nga kamera e trupit të saj dhe zbulimi erdhi për shkak të një gabimi nga një tjetër gardian.

Shkruar nga Versus
Gardiania britanike dënohet me burg pasi kryen marrdhënie int*me me
Erion Nakdi/ Rebecca Pinckard

Një ish-gardiane britanike është dënuar me burg pasi u kap nga kamera e trupit të saj duke kryer një akt seksual me një të burgosur.

Rebecca Pinckard, 46 vjeç, nga Cambridgeshire, kishte pranuar më parë fajin për shkelje të detyrës publike në HMP Highpoint, Stradishall, Suffolk. Ajo u dënua të premten, 16 janar me 32 javë burg.

Sipas gjykatës Cambridge Crown Court, Pinckard u kap gjatë një akti seksual me të burgosurin shqiptar Erion Nakdi, 42 vjeç, midis 9 prillit dhe 6 korrikut 2024. Akti u regjistrua nga kamera e trupit të saj dhe u zbulua nga një tjetër gardian gjatë rishikimit të materialeve për prova. 

Përveç marrëdhënies seksuale, Pinckard kishte dërguar një kartolinë të burgosurit shqiptar për ta “ngushëlluar” pasi ai kishte pasur probleme me të dashurën.

Gjykata mësoi gjithashtu se ajo nuk raportoi videot eksplicite që i kishte dërguar Nakdi nga qelia e tij përmes rrjeteve sociale në korrik 2024.

Gjykata gjithashtu dëgjoi se Pinckard kishte marrë më parë një paralajmërim për sjellje të tepërt miqësore me të burgosurit, duke u dhënë atyre ëmbëlsira dhe torta, për të cilën avokatja e saj tha se ishte një përpjekje naive për të përmirësuar jetën e të burgosurve.

Avokatët mbrojtës të ish-gardianes e përshkruan marrëdhënien si një “moment marrëzie” dhe sqaruan se nuk ishte një marrëdhënie e qëndrueshme. Ata shtuan se Pinckard po kalonte një periudhë të vështirë menjëherë pas përfundimit të një marrëdhënieje të gjatë.

Ndërkohë, Nakdi, i cili pranoi posedimin e një telefoni mobil pa leje në burg, u dënua me 10 muaj burg shtesë mbi dënimin ekzistues prej më shumë se 16 vjetësh për komplot për shitjen e drogës së klasës A, për të cilin ishte dënuar në 2022./Versus.al

Poll