AKTUALITET /

Gazment Koduzi në një rrëfim ndryshe: Le të ndëshkojmë pakënaqësitë, profesioni i mjekut ka brenda tij dashurinë njerëzore!

Teksa ndau gjatë Podcastit histori të vështira por dhe të bukura profesionale nga karriera e tij, doktori tregoi një tjetër dimension nga profesioni që ndjek prej dekadash.

Shkruar nga Versus

Gazment Koduzi në një rrëfim ndryshe: Le të

Gazment Koduzi, pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dikur koordinator i Partisë Demokratike për Shëndetësinë ka bërë një rrëfim të sinqertë lidhur me problematikat në sektorin e shëndetësisë.

I ftuar në “Podcast me Doktorin”, Koduzi thotë se pakënaqësitë e qytetarëve duhet të ndëshkohen pork jo gjë ndodh vetëm me vullnetin e shoqërisë shqiptare.

“Nuk marrim vendime, bazuar në ato që mendojmë, pra themi jemi kundër korrupsionit, shkojmë votojmë kundër korrupsionit, themi jemi të pakënaqur, duhet ta ndëshkojmë pakënaqësinë. Nëse nuk veprojmë në mënyrë të tillë nuk mund të krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian, apo fqinjët tanë po marr shembull Greqinë, Maqedoninë ose së fundi ka qenë pafund protestat Serbi", u shpreh Koduzi.

Teksa ndau gjatë Podcastit histori të vështira por dhe të bukura profesionale nga karriera e tij, doktori tregoi një tjetër dimension nga profesioni që ndjek prej dekadash.

“Profesioni i mjekut ka brenda tij dashurinë për qënien njerëzore dhhe duhet të kujdesemi për çdo qënie tjetër njerëzore ashtu siç kujdesemi për veten tonë. Pra, në çdo moment që kanë nevojë duhet të jemi pranë tyre. Kemi zgjedhur këtë profesion dhe duhe t’i shkojmë deri në fund”, tha Koduzi.

Doktori ka reaguar shpeshherë dhe ka kritikuar mungesën e reformave në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri që prekin jo vetëm qytetarët por edhe mjekët vendas. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: