
Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për masakrën e Gërdecit ku 26 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të municioneve.
Shkak është bërë mungesa e gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka e cila kishte paraqitur raport mjekësor.
Pavarësisht se kanë kaluar 17 vite nga tragjedia dhe familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi, gjyqi ndaj Mediut ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri po bën ndaj akt ekspertizës së sjellë nga ekspertët.
Në seancën e 22 prillit Mediu tha se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Ndërkohë, gjyqtarja Irena Gjoka, ditën e djeshme iu desh të largohej para se të niste seanca për dosjen “Metamorfozën” për arsye familjare. Largimi i saj përkoi edhe me deklaratën e Sali Berishës i cili pasi dol inga SPAK, publikoi edhe një document sipas të cilit gjykata e Janinës në 2005-ën e kishte dënuar Gjokën me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për falsifikim dokumentesh. Versus.al








