AKTUALITET /

"Gërdeci", SPAK paraqet provat për Mediun, pjesë edhe faksi i dërguar për Shkëlqen Berishën

Seanca u shty për 14 janar, ndërsa Mediu sërish nuk ishte i pranishëm.

Shkruar nga Versus

"Gërdeci", SPAK paraqet provat për Mediun, pjesë edhe

Me anë të një shkrese që mban firmën e kryetarit të ri Klodian Braho dhe prokurorit Arben Kraja, SPAK ka depozituar në GJKKO provat në ngarkim t ëish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me masakrën e Gërdecit të ndodhur në 2008-ën.

Mediu në nuk ishte prezent në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokatët mbrojtës. Mes provave të paraqitura është edhe faksi i nisur nga zyra e ministrisë së Drejtësisë, institucion i cili asokohe drejtohej nga Aldo Bumçi, ministër në qeverinë e Sali Berishës.

Faksi i nisur ministrisë së mbrojtjes për hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shkresë e cila ka shënim emrin e Shkëlzen Berishës ‘Për Shkëlzenin', djali i kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar që të merret në pyetje edhe Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Seanca e radhës u shty për datën 14 janar. Versus.al

Poll