Nesër lëvizja në pothuajse të gjithë kryeqytetin do të jetë e kufizuar për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia” që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Për pasojë, do të ketë ndalim qarkullimi dhe parkimi në disa prej zonave kryesore të Tiranës ku do të kalojnë garuesit me biçikleta. Qytetarëve iu këshillohet të shmangin qarkullimin dhe parkimin në rrugët dhe zonat e mëposhtme.
Ndalim qarkullimi dhe parkimi:
Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00
Segmentet e rrugëve:
Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugen “Xhanfize Keko”;
Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës ????Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
Ndalim parkimi
Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës, Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit. Versus.al








