Një çantë e dyshimtë është konstatuar mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet, duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas burimeve për mediat, objekti është vënë re në qendër të Tiranës, pas 15-katëshit, çka ka bërë që banorët të njoftojnë autoritetet.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Ndërkohë pritet ndërhyrja e njësisë anti-eksploziv, e cila do të kryejë kontrollin e çantës për të verifikuar përmbajtjen dhe përjashtuar çdo rrezik të mundshëm.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.
Për ngjarjen pritet të ketë informacione të tjera në vijim./Versus.al

