AKTUALITET /

Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve të ish-kryeministrit

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij mbetet e rëndë.

Shkruar nga Versus
Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve
Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është hospitalizuar që më 8 tetor, pas një arresti kardiorespirator.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij mbetet e rëndë. Sipas të njëjtave burime, gjatë ditës së sotme Nano ka pësuar një arrest të dytë kardiak, duke humbur përkohësisht vetëdijen, ndërsa organet vitale vijojnë të funksionojnë.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ka pasur prej kohësh probleme me mushkëritë dhe ka marrë trajtime më parë për një sëmundje kronike të sistemit respirator.

Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.

 

Tags:

fatos nano

Poll