AKTUALITET /

GJKKO e shpalli të pafajshëm për tenderin e druve, ish-kryebashkiaku i Pogradecit sërish në SPAK

Pavarësisht vendimit të Apelit të GJKKO, SPAK ngulmon në fajësinë e ish-kryebashkiakut të Pogradecit.

Shkruar nga Versus
GJKKO e shpalli të pafajshëm për tenderin e druve,
Foto: Eduard Kapri, ish-kryebashkiak i Pogradecit

Tiranë- Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri i cili më 19 shtator u shpall i pafajshëm nga Apeli i GJKKO sa i takon akuzave të ngritura për abuzim me tenderin e druve, është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e Apelit të GJKKO-së dhe kërkon dënimin e Kaprit për veprë penale të shpërndorimit të detyrës.

Për çfarë akuzohet Kapri?

Ish-kryebashkiaku dhe 5 vartësit e tij akuzohen nga SPAK se kanë shpërdoruar detyrën duke abuzuar me një tender për drutë e zjarrit në vitin 2017. Kapri akuzohet se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte. Versus.al

Poll