AKTUALITET /

GJKKO i shpalli të pafajshëm për karburantin pa leje, Apeli merr vendimin për kryebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët

Apeli i posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për pafajësinë e Duros.

Shkruar nga Versus
GJKKO i shpalli të pafajshëm për karburantin pa leje, Apeli merr
Eduard Duro

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga GJKKO më 10 shkurt të këtij viti për shpalljen e pafajshëm të kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro dhe 4 vartësve të tij.

Pavarësisht se SPAK kërkoi dënimin me nga 1 vit burg për 4 prej të pandehurve dhe 8 muaj burg për ish-administratoren e Bilishtit, GJKKO tashmë përfundimisht ka shpallur të pafajshëm Duron dhe zyrtarët Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali si dhe ish-administratoren e Bilishtit Vojsava Bregu.

Duro u hetua nga SPAK për "shpërdorim detyre" nën dyshimin se kishte licensuar një karburant pa leje në Bilisht. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, SPAK pretendoi se Duron në bashkëpunim me vartësit e tij, pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me autorizim për tregtimin me pakicë të karburantit. Sipas prokurorisë, ky autorizim është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi në vitin 2019 Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen e pikës së karburantit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: