
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën e Erion Veliajt për ta liruar nga qelia e burgut.
Erion Veliaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Kryetari i Bashkisë Tiranë ishte i pranishëm në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.
Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës./Versus.al

