AKTUALITET /

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu, i mori 8 mijë euro një klineti për të ndikuar tek drejtësia

Vendimi u bazua në prova materiale që përfshijnë DVD dhe CD me përgjime ambientale dhe komunikime audio-video midis të pandehurit dhe agjentëve të koduar, datuar më 9 dhe 13 dhjetor 2024.

Shkruar nga Versus
GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu, i mori 8 mijë euro një
Besart Loku

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ka shpallur fajtor Besart Logun për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (neni 245/1/4 i Kodit Penal).

Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani vendosi një dënim fillestar prej 2 vjet burgimi, i cili u ul me 1/3 sipas nenit 406, duke e bërë 1 vit e 4 muaj.

Dënimi u pezullua dhe Logu do të jetë në provë për 2 vjet e 8 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të respektojë masat e shërbimit të provës. Ai gjithashtu humbet të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit për 9 muaj dhe do të mbulojë shpenzimet procedurale të hetimit dhe gjykimit.

Vendimi u bazua në prova materiale që përfshijnë DVD dhe CD me përgjime ambientale dhe komunikime audio-video midis të pandehurit dhe agjentëve të koduar, datuar më 9 dhe 13 dhjetor 2024.

Poll