AKTUALITET /

GJKKO shtyn gjyqin për dosjen "Partizani", shkak mungesa e biznesmenit Fatmir Bektashi dhe avokatit të tij

Mungesa e të pandehurit Fatmir Bektashi dhe avokatit të tij kanë qenë shkaku i shtyrjes së seancës në GJKKO të gjyqit për dosjen "Partizani"

Shkruar nga Versus

GJKKO shtyn gjyqin për dosjen "Partizani", shkak mungesa e

Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”, e lajmëruar për sot, është shtyrë për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi dhe avokatit të tij, Sokol Hazizaj.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kërkuan shtyrjen e procesit, duke argumentuar se mungesa e mbrojtësit ligjor dhe e të pandehurit e bën të pamundur vijimin normal të shqyrtimit gjyqësor.

“Duke qenë se mungon avokati Sokol Hazizaj dhe i pandehuri Bektashi, vlerësojmë se jemi në kushtet që seanca duhet të shtyhet”, u shpreh SPAK në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, në ambientet e gjykatës ishin paraqitur dy dëshmitarët e thirrur për procesin, por dëshmia e tyre nuk u mor për shkak të shtyrjes së seancës.

Seanca e ardhshme do të jetë në datën 8 qershor, ora 10:00.

Poll