Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj, duke dënuar me burgim të përjetshëm dy prej të akuzuarve kryesorë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vite burgim.
Ngjarja është pritur me reagime të forta në sallën e gjyqit, ku familjarët e viktimës kanë shprehur kënaqësi për vendimin e dhënë nga gjykata.
Sipas aktakuzës, vrasja ka ndodhur në nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërrnicë të Prishtinë. Hetimet kanë ngritur dyshime se krimi është planifikuar më herët, me qëllim përfitimi financiar nga një policë sigurimi jetësor në Suedi me vlerë rreth 260 mijë euro.
Rasti mbetet një nga ngjarjet më të rënda kriminale të raportuara në Kosovë vitet e fundit dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik gjatë gjithë procesit gjyqësor./Versus.al

