AKTUALITET /

Gjyqi ndaj Kristian Shkreli, zbardhen përgjimet mes kryebashkiakut dhe dëshmitarit në GJKKO: Dritat i ke të kryme...

Në procesin penal ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, dëshmitari Alfred Martini deklaroi se ndërhyrjet e Shkrelit kishin zgjidhur problemet e fshatit Stajkë, duke sjellë energji elektrike dhe rregulluar rrugët, ndërsa mohoi çdo orientim për votim gjatë zgjedhjeve, duke e paraqitur pjesëmarrjen në takime si shenjë respekti.

Shkruar nga Versus
Gjyqi ndaj Kristian Shkreli, zbardhen përgjimet mes kryebashkiakut dhe
Kristian Shkreli

Gjykata e Posaçme nisi këtë të enjte marrjen në pyetje të dëshmitarëve të thirrur nga SPAK në procesin penal ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për premtim të të mirave materiale ndaj zgjedhësve në këmbim të votës gjatë fushatës së zgjedhjeve në Stajkë, për Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Në seancën e sotme dëshmoi Alfred Martini, i cili theksoi se ndërhyrjet e Shkrelit kishin sjellë zgjidhje për problemet e fshatit, përfshirë furnizimin me energji elektrike dhe rregullimin e rrugëve.

Martini theksoi gjithashtu se nuk kishte marrë asnjë orientim për votim nga Shkreli.

“Ne kemi shkuar gjithë si banorë të fshatit Stajkë, jemi ankuar tek Kristian Shkreli, se nuk kishim energji elektrike. Faleminderit prej tij, se na ka sjellë dritat. Ne nuk kemi ca flasim për të. Për ne është i nderuar i respektuar. Falë tij kemi edhe rrugën. Jemi takuar tek lokali i tij në Kryebushat. E morëm në telefon. Ishim 5 vetë e deshëm ta takonim, me xhaxhallarët dhe miq të tyre. Në atë takim, na premtoi për dritat e për rrugën. Ne shkuam tek Shkreli, se ishte kryetar bashkie. Dritat erdhën për një javë. Jemi krejt të kënaqur. Për zgjedhjet e 11 majit nuk kam marrë asnjë orientim nga Kristian Shkreli,” është shprehur ai.

Gjatë seancës, prokurori lexoi edhe nje përgjim telefonik të datës 18 prill 2025 mes dëshmitarit dhe Shkrelit, ku ky i fundit i thotë: “Dritat i ke të kryme”, dhe më pas shton: “Veç për Tomën”.

Lidhur me këtë bisedë, Martini u shpreh se ajo përgjigje ishte thjesht në shenjë respekti.

“Kjo bisedë ishte për shenjë respekti. Me “Tom” në atë bisedë i jemi referuar Tom Doshit”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, prokurori Dritan Preni përmendi edhe një tjetër bisedë, ku Martini dëgjohet të thotë: “Në një bisedë tjetër të datës 6 maj 25 mes dëshmitarit dhe një personi tjetër, rreth miqësor i tij ku dëshmitari ka thënë “na ka thirr Kristiani. Vjen nesër Toma, tek Angelo në Stajko, në 6 pasdite. Na ka thirr të tanëve si banorë. E mira është me kenë aty, se na duhet edhe për rrugë edhe për gjana. I thuaj dhe Jakut të vijë. Njata që kemi kanë asht mirë me qenë aty nesër”.

Dëshmitari është përgjigjur:"Ishim për një miting aty në Stajkë. Ishim për shenjë respekti."

 

Poll