
Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës Kristian Shkreli i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje . Hetimet nisën pas një materiali referuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit dhe një kallëzimi të një punonjësi të bashkisë, që u bashkuan në një procedim të vetëm.
Prokurori i posaçëm, Dritan Prençi bëri me dije se për hetimet ndaj Shkrelit janë përdorur metoda speciale me përgjime e vëzhgime.
"Janë perdorur dhe medota speciale, pergjime e vëzhgime. Kristian shkreli i premtoi investime banoreve te fshatit Stajke per linjen e energjise elektrike dhe ne kembim kerkoi voten per partine socialdemokrate. Hetimet e SPAK kanë nisur me 20 mars, mbi nje muaj para zgjedhjeve parlamentare te 11 majit 2025"- u shpreh mes të tjerash Prençi.
Nderkohe prokurori i Spak kerkoi të thirren si deshmitare ne GJKKO 27 persona të cilet më heret janë pyetur ne prokurorine e posacme ne cilesine e deklaruesve.
Avokatja e Kristian Shkrelit, Rovena Gashi: Nuk jemi dakort me akuzen, ne te gjitha veprimet, komunikimet e pergjimet, jane 500 fq dhe ska asnje moment qe del te i pandehuri Kristian Shkreli te kete bere ndonje veper penale. Kryetari bashkise eshte telefonuar nga vete banoret e fshatit Stajkë, nuk i ka marr Kristian Shkreli ata. Behet fjale per reshje te shumta shiu qe kishin demtuar linjen. Ankesa ka shkuar nga vete banorët tek portali bashkeqeverisjes. Me pas proceduren per remont te shtyllave se ka hapur kryebashkiaku, por osshe, çpune ka kryebashkiaku me kete sherbim, dhe nuk eshte investim por remont rregullim. Kryebashkiaku per ate pune eshte aty te degjoj ankesat e qytetareve dhe ti qaj hallet, i zgjedhur per këtë punë. Kristiani ia ka percjell shqetesimin e fshatareve drejtorit te ossh. Për ne nuk ka asnje akuze, ai nuk i ka thënë askujt votoni për x subjekt politik, tek të gjitha telefonatat. Versus.al

